Lëvizja Vetëvendosje e ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës për 30 vjetorin e themelimit të partisë. Madje, si asnjëherë më parë, VV e ka përmendur Ibrahim Rugovën si themelues të saj.
Albin Kurti është njihur si politikan i cili vazhdimisht ndër vite ka mbajtur qëndrime kritikuese ndaj ish-presidentit Rugova, dhe për këtë arsye ende nuk e ka vizituar as varrin e tij.
“Para 30 vjetëve ishte kohë e vështirë: 1989 ishte vit i suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Milosheviqit, burgjet gjithandej Serbisë e Jugosllavisë ishin mbushur përplot me shqiptarë, kurse demonstratat në Kosovë bëheshin të fuqishme dhe të shpeshta.
Po shpërbëhej federata, populli kërkonte republikë, LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Dr.Ibrahim Rugovën.
Shumë punë e përpjekje janë bërë për demokraci dhe liri, nga mijëra e mijëra aktivistë të devotshëm.
Urime ditën e themelimit” thuhet në urimin e Vetëvendosjes.