19.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Miliarderi Elon Musk jeton në shtëpi lëvizëse vetëm 50 mijë dollarëshe: Është e mrekullueshme

Rekomandime

Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë, ka vendosur të jetojë në një shtëpi në vlerë prej 50,000 dollarësh në Starbase, Texas.

- Advertisement -

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ajo është e vendosur brenda ambienteve të kompanisë së tij private të eksplorimit të hapësirës SpaceX, dhe në të vërtetë mbërriti atje, e vendosur në pjesën e pasme të një kamioni.

Njësia e para-fabrikuar e strehimit është vetëm disa metra katrorë dhe Musk ka thënë se do të jetë shtëpia e tij kryesore.

Duke shkruar në Twitter, Musk iu përgjigj dikujt që kishte komentuar mënyrën e tij të jetesës modeste.

- Advertisement -


Si përgjigje, Elon shkroi: “Shtëpia ime kryesore është një shtëpi prej 50 mijë dollarësh në Boca Chica/Starbase që unë marr me qira nga SpaceX”.

“Megjithatë është e mrekullueshme”, ka shkruar më tej Musk.

- Advertisement -

Dhe prona e “palosshme” është bërë nga një kompani e quajtur Boxabl, dhe mini-shtëpia është modeli i saj Casita.

Siç thuhet më tej, një e tillë mund të blihet në faqen e internetit të kompanisë për 49,500 dollarë ose më pak se 250 dollarë në muaj dhe janë potencialisht një mundësi për të zgjidhur krizën e strehimit.

Shtëpitë mund të ndërtohen në më pak se një ditë. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit