1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mjaft interesante: Daut Demaku na tregon se çka ka më të këndshme se seksi

Rekomandime

Në një shkrim të publikuar në Facebook, shkrimtari, publicisti dhe pozitivisti Daut Demaku, shkruan për artin e seksualitetit.

- Advertisement -

Ai e shpjegon artin e seksualitetit përmes këtij shkrimi:

MIRËQENIE DHE SEKSUALITETI

Arti i jetës është fjala e ëmbël, pozitive, motivuese që ndërton shëndetin dhe mirëqenien e njeriut.

- Advertisement -

Ligji i krijimit fillon me seksualitetin. Të gjitha gjallesat në planetin tokë përmes seksit e sigurojnë vazhdimin e llojit të tyre.

Që të sigurohet funksionimi i këtij procesi, Ligji i krijimit përmes hormoneve – të gjitha krijesat i DETYRON të bëjnë seks dhe të sigurojnë vazhdimin e jetës.

- Advertisement -

Seksi siguron arritjen e kënaqësisë më të madhe që mund ta përjetojë trupi i një qenie të gjallë.

Por ka diçka edhe më të bukur se seksi. Ajo diçka edhe më e këndshme se seksi është ARTI I SEKSUALITETIT.

Arti i seksualitetit është EROTIKA. (Eros).

Arti i seksualitetit bën që, njerëzit sidomos, t i tejkalojnë të gjitha shëmtitë e vuajtjet dhe të ndërtojnë mirëqenien.

Kjo është baza e shëndetit mental dhe fizik të njeriut, që si qenie e vetëdijshme TË NGRITET mbi instinktet dhe ta orientojë energjinë në mënyrë të vetëdijshme.

Erotika fillon me fjalën e këndshme pozitive, vazhdon me buzëqeshjen, përqafimin dhe ledhatimin.

Refleksologjia na mëson cilat janë IKONAT e kompjuterit të quajtur njeri. Ato ikona, kur preken me saktësi, zgjojnë energjinë e të shtatë qendrave të energjisë (çakrat) dhe jeta e njeriun nga vuajtja kalon në mirëqenie.

(Për ilustrim: janë gjashtë pika në fytyrën e njeriut, që me një masazhë profesionale e krijojnë energjinë e duhur për sy dhe askush nuk ka nevojë të ketë syze deri në moshën 100-vjeçare).

Por pa fjalë motivuese, pa oksigjen, pa qetësi, pa ushqim, pa gjumë – nuk mund të riprogramohet kompjuteri i quajtur njeri – që të ketë ENERGJI të mjaftueshme për EROTIKË.

Shkenca e lehtëson jetën e njeriut. Injoranca dhe hipokrizia e shkaktojnë vuajtjen.

Shkenca e lehtëson jetën e njeriut përmes udhëzimeve për përdorimin e ushqimit.

Po ushqimi të këndshme, po ushqime të natyrshme (bio), po ushqime të shëndetshme, por ARTI I USHQIMIT bazohet në vetëdijsimin e njeriut për të përdorë USHQIME TË TRETSHME.

(Blic nënvizim: ushqimet e tretshme i gjejmë tek produktet e dhisë dhe të çajrat, për të cilët iu kam folë disa herë në fb. Por të gjitha ushqimet të tjera, mund të shndërrohen në TË TRETSHME përmes përdorimin të erëzave ose bimëve mjekësore:)

Ushqimet e tretshme e eliminojnë konfliktin, xhelozinë, urrejtjen dhe krijojnë jetë në rrugën e mesit, në harmoni, në hallall – në atë që e them gjithnjë: mos u gëzo i gëzuar, mos u hidhëro i hidhëruar që – edhe më saktë, quhet: STABILITET EMOCIONAL.

Pa stabilitet emocional nuk mund të shijohet arti i jetës.

DD

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit