Një mrekulli ka ndodhur në Rusi ku qeni ka sakrifikuar jetën e tij për të shpëtuar fëmijën 10 vjeç nga sulmi i një ujku.
Fëmija me emrin Yemelyan po luante lojë kukufshehtas me vëllezërit e motrat e tij në Republikën veriore të Rusisë, Komi.
Videoja tregon djalin që fshihet në një grumbull dëbore, pa e ditur se një ujk kishte dalë nga pylli aty pranë.
Qeni “Jack Russell Jessie” dalloi rrezikun ekstrem për Yemelyan dhe vrapoi si një plumb për të sfiduar ujkun e madh.
Kamera e sigurisë ka kapur momentin kur qeni hidhet si shigjetë në dëborë.
Klithma e qenit alarmoi Yemelyan, i cili kishte kohë për të ikur nga rreziku dhe për t’u treguar prindërve të tij për sulmin.
Babai i tij Ruslan thirri miqtë e tij, duke përfshirë gjuetarë vendas, dhe nxituan jashtë.
Ujku lëshoi qenin që kishte kafshuar por e plagosur rëndë, kafsha e gjorë ngordhi më vonë.
Klikoni këtu për të parë videon