Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një video, përmes së cilës tregohet dallimi në mes mushkërive të pacientëve të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar.
Përmes kësaj video, pulomologu Shpëtim Thaçi ka treguar se sa më lehtë po e kalojnë COVID-19 personat që janë të vaksinuar.
“Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thuhet në postimin e MSH’së.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 raste të vdekjes dhe rreth 1 mijë raste të reja me COVID-19.