14.1 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

NATO i përgjigjet Rusisë, SHBA dërgon luftanijen e saj në Detin e Zi

Rekomandime

Luftanija amerikane “Mount Whitney”, ka lëvizur nga ngushtica e Bosforit për t’iu bashkuar aktiviteteve të NATO-s në Detin e Zi. Por kjo lëvizje është pritur me zemërim në Moskë, pas ankesës së Kremlinit lidhur me aktivitetet e Aleancës së Atlantikut të Veriut pranë kufijve të saj.

Flota e Zezë Detare e Rusisë tha se forcat detare praktikuan shkatërrimin e shënjestrave armiqësore dhe aktivizuan sistemet ajrore të mbrojtjes për shkak të luftanijes së Shteteve të Bashkuara.

- Advertisement -

Anija ushtarake do t’i bashkohet një tjetër luftanije amerikane që hyri në Detin e Zi javën e kaluar për një patrullim rutinë.
Përkundër kritikave nga Rusia, aleanca e NATO-s thotë se është e përkushtuar të përforcojë sigurinë e vendeve anëtare që janë pranë Rusisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit