Një ndjekje mes policisë dhe disa të dyshuarve si nëpër filma ka ndodhur dje në Vushtrri.
Sipas asaj që thuhet në raportin 24 orësh, policia deri sa isht në ndjekje të një veture të dyshuar, nga e njëjta, disa persona kanë shtënë me armë automatike ak-47, shkruan lajmi.net.
Të njëjtit kanë shtënë në drejtim të policisë së Kosovës, e më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.