12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Në Ditën e Evropës, Vjosa Osmani i dërgon porosi BE-së për skenarët e ndryshimit të kufijve të Kosovës

Rekomandime

Osmani: Urime Dita e Evropës nga populli më i izoluar në Evropë

Kryeparlamentarja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Evropës, duke thënë se Kosova orientim të qartë strategjik e ka anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

- Advertisement -

Por, ajo ka thënë se mbajtja e popullit më pro-evropian, popullit të Kosovës, të izoluar është në kundërshtim me vlerat e BE-së.

Osmani në urimin e saj ka prekur edhe temën e ndryshimit të kufijve, duke deklaruar se çdo skenar për këtë, është poashtu në kundërshtim me vlerat e BE-së.

Kryeparlamentarja ka porositur që në BE të punohet për paqe, stabilitet e solidaritet e bashkim kundër atyre që promovojnë urrejtje, ndarje e diskriminim.

- Advertisement -

Urimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Urime Dita e Evropës nga populli më i izoluar në Evropë

- Advertisement -

Sot në ditën e Evropës rikthejmë në kujtesë edhe një herë se sa e rëndësishme dhe produktive është paqja mes popujve e shteteve dhe orientimi drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

Duke promovuar fillimisht bashkëpunimin tregtar e pastaj edhe diversitetin kulturor e etnik, Bashkimi Evropian u shndërrua në projektin që jetësoi zhvillimin ekonomik, krijoi mirëqenie për qytetarin dhe u shndërrua në entitetin që u bë sinonim i paqes dhe i stabilitetit në botë. Andaj, Kosova orientim të qartë strategjik e ka anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Jetësimi i vlerave që i ka mishëruar Bashkimi Evropian në themelet e tij janë sot po aq të rëndësishme sikurse edhe 70 vjet më parë.

Por, mbajtja e popullit më pro-evropian, popullit të Kosovës, të izoluar është në kundërshtim me po këto vlera.

Çdo skenar i pranuar për ndryshim kufijsh të vendeve që aspirojnë integrimin në BE është poashtu në kundërshtim me këto vlera.

Shpresojmë që sot, 70 vite pas, e përherë në BE të mbizotërojnë mendjet e ndritura, sikurse ajo e Robert Schuman dhe të punohet për paqe, stabilitet e solidaritet e të bashkohemi kundër atyre që promovojnë urrejtje, ndarje e diskriminim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit