4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Në Medvegjë nxënësit shqiptarë ngritën flamuri kuq e zi, u arrestuan nga policia serbe

Rekomandime

Ajo derisa rrëfen për mohimin e të drejtave që u bëhen atyre, kujton kohën kur kishte nxënëse dhe së bashku me moshatarët e saj ishte arrestuar nga policia serbe, pas ngritjes së flamurit kuq e zi.

“Nuk ka pasur ndonjë ‘festim’ të veçantë të kësaj dite në Medvegjë. Edhe kur ka pasur tentim të festimit, tentim të ngritjes së flamurit, tentim edhe të shprehjes së atdhedashurisë jo vetëm se janë penguar, por janë ndaluar. Me kujtohet rasti i njëjtë kur isha nxënëse në shkollën e mesme në Medvegjë, kur nga ne nxënësit shqiptarë u ngrit flamuri kuq e zi, pas ngritjes ne nxënësit u arrestuam dhe u mbajtëm në stacion policorë disa orë duke dhënë deklarata”, rrëfen tutje ajo.

- Advertisement -

Zuka thotë se për të mos u përsëritur një gjë e tillë, policia serbe për çdo “28 Nëntor ka shtuar kujdesin në shkolla.

Ajo thotë se nuk është lejuar as veshja kuq e zi që simbolizon ngjyrat e flamurit.

“Në çdo ‘28 Nëntor’ tjetër në shkollë ka pasur kujdes nga ana e Policisë, kujdestarëve që rasti i njëjtë të mos përsëritët, por edhe mos të përsëriten rastet e veshjeve kuq e zi. Madje nuk ishin te mirëpritura as postimet që kishin karakter patriotik”, thotë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit