-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

OBSH: Nuk do të kthehemi në normalitetin e vjetër

Rekomandime

Pandemia e koronavirusit ka trazuar jetët e miliarda personave. Shumë kanë qëndruar në shtëpi për muaj me radhë dhe të tjerë, kanë humbur punën dhe stabilitetin e tyre.

Por duket se kthimi në normalitetin e vjetër është ende larg. Është kjo deklarata e bërë nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference për shtyp nga Gjeneva, në Zvicër.

- Advertisement -

Pandemia ka ndryshuar mënyrën në të cilën ne jetojmë jetën tonë, duke imponuar një normalitet të ri dhe duke qenë larg normalitetit të vjetër, për të jetuar në siguri.

Bëhet fjalë vetëm për të bërë zgjedhjet e duhura. Ju kërkojmë të gjithëve që të respektojnë masat kudo që shkojnë, pasi zgjedhja e tyre mund të bëhet çështje jete ose vdekje”, u shpreh Adhanom Ghebreyesus.

Ai ngriti si shqetësim se në javët e fundit janë parë vatra të nxehta infektimi në diskoteka dhe ambiente ku grumbullohen njerëz, duke bërë thirrjen e fortë se virusi është ende aktiv dhe gatishmëria duhet të jetë maksimale.

- Advertisement -

Mos prisni që dikush tjetër t’iu mbrojë.

Të gjithë kemi një rol për të luajtur në këtë situatë, për veten dhe të tjerët.

- Advertisement -

Nuk ka rëndësi se ku jeton dhe sa vjeç je.

Ti mund të jesh lider në komunitetin tënd”, apeloi kreu i OBSH.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit