11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Pacolli: Në tre të natës i dërgova mesazh Kurtit dhe Osmanit, ju thash se e sigurova votën për presidenten

Rekomandime

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka folur për përpjekjet e tij për të siguruar votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente.

- Advertisement -

Pacolli tha se sigurimin e votës për Osmanin nuk e ka bërë për asnjë lloj përfitimi.

Ai thotë se këtë e ka bërë për Kosovën dhe krijimin e institucioneve të vendit.

“Unë e mora një telefonatë dhe më thanë se duhet të kthehem se në ora gjashtë kur ishte caktuar seanca. Më thanë se ka mundësi që është gjetur vota e cila mungonte dhe unë duhet të kthehem gjithsesi. Ka qenë e vështirë për mua t’i lë fëmijët vetëm pa përkujdesje në aeroplan edhe pse unë e rregullova që dikush të përkujdeset për ta”.

- Advertisement -

“Unë në ora gjashtë nuk munda të mbërrij edhe pse e mora informatën në ora 03:20. Në ora 06:30 kam qenë në sallën e Parlamentit. Unë atë natë kam punuar. Kam punuar sepse zonja Vjosa Osmani më është lutur që të punoj dhe kam punuar në gjetjen e një vote dhe e di se dikush do ta vlerësojë”.

“Unë atë natë kam i kam dërguar mesazh Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në ora tre të natës se është në rregull. Vota është aty dhe se seanca mund të vazhdojë”.

- Advertisement -

Pacolli tha se nuk ka pasur asnjë marrëveshje me Kurtin e Osmanin për sigurimin e kësaj vote, por se përpjekjet ishin për të mundësuar formimin e institucioneve të reja.

“E pashë se atë natë edhe dikush e kishte siguruar një votë, por megjithatë pa mua dhe atë votën tjetër nuk do të kishte ndodhur kjo. Nuk po e them as me arrogancë e me asgjë. E kam bërë për shkak të shtetit, për shkak të Kosovës dhe jam i lumtur që e kam bërë”, tha Pacolli në Rubikon.

Kryetari i AKR-së megjithatë refuzoi që të tregojë se kush ishte deputeti të cilin ai e kishte bindur për ta votuar Vjosa Osmanin presidente.

“As nuk është blerë ajo votë e as nuk është ndërruar me ndonjë të mirë, por ka ardhur si respekt i njerëzve ndaj meje. I kam lutur dhe u kam thënë që të vijnë që të votojnë dhe jam i lumtur që ka ndodhur kjo”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit