1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Parkingu thatë, ku janë qeveritarët? S’i ndalin veturat zyrtare as në vikend

Rekomandime

Parkingu i Ministrisë së Kulturës është i zbrazët edhe sot, si në çdo vikend tjetër e asnjë veturë zyrtare nuk gjendet aty.

Veturat zyrtare të institucioneve të Kosovës, përfshirë qeverinë dhe ministritë shfrytëzohen vetëm gjatë ditëve të punës për vizita zyrtare dhe agjenda qeveritare, por ato po mungojnë në parking edhe gjatë vikendit.

- Advertisement -

Se ku janë ato dhe ku kanë shkuar zyrtarët e ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me veturat e tyre zyrtare nuk dihet, por ajo që dihet është se ato nuk janë në parkingun ku zakonisht qëndrojnë.

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarë të institucioneve të Kosovës i kanë shfrytëzuar veturat e tyre edhe për vizita familjare, çështje personale e madje edhe për të shkuar në pushime në Shqipëri gjatë vikendeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit