7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Petkovic reagon pas aksionit në veri thotë se Kurti po e bën me një qëllim tjetër

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ Petar Petkovic, reagoi pas aksionit të Policisë së Kosovës në Veri, duke thënë se Kurti me forcat e tij speciale po tenton të frikësoje dhe të dëbojë serbët nga Kosova.

Disa pjesëtarë të njësisë speciale të policisë së Kosovës dhe doganierë hynë në disa dyqane serbe në komunën e Shtërpcës dhe në veri të Mitrovicës në kërkim të mallrave serbe të kontrabanduara.

- Advertisement -

Petkovic, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po dërgon forca speciale të armatosura në Shtërpcë me qëllim të frikësimit dhe përpjekjeve për të dëbuar serbët e mbetur duke ushtruar për çdo ditë presion ndaj tyre.

“Kjo është hera e katërt në vetëm pak muaj që Kurti dërgon forca speciale të armatosura në Shtërpcë, të gjitha me qëllim të frikësimit dhe përpjekjes për të dëbuar serbët e mbetur dhe për ndërprerjen e lidhjeve të tyre me zonat e tjera serbe”, tha Petkovic.

Ai theksoi se përkundër obsesionit të Kurtit me Shtërpcen, shtërpcasit nuk bien në provokime dhe janë të vendosur të qëndrojnë e të mbijetojnë në shtëpitë e tyre dhe i vetmi humbës i veprimeve të tilla të paarsyeshme do të jetë Kurti.

- Advertisement -

“Shteti i Serbisë do të vazhdojë ta ndihmojë Shtërpcën si ekonomikisht, ashtu edhe në mënyra tjera dhe Kurti nuk mund ta pengojë këtë”, tha Petkovic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit