1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Plani i frikshëm që e konfirmoi Borrell, Phillips tregon emrin e zyrtarit që dështoi të ndajë Kosovën

Rekomandime

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Josep Borrell, ka pranuar se muaj më parë, në tryezën e dialogut ishte ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Por, ai ka thënë se kjo nuk është më një opsion dhe se të dyja vendet duhet të gjejnë një zgjidhje, pasi BE-ja nuk do të diktojë më atë.

“Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por, kjo nuk është më një mundësi”, ka deklaruar Borrell për mediat serbe, duke shtuar se ka vende të BE-së që kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve.

Por, ide të keqe e ka quajtur këtë ide David L. Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia në New York, njëherësh njohës i mirë i rrethanave politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Duke folur për gazetën “Bota sot”, Phillips ka deklaruar se ideja e shkëmbimit territorial është edhe më e keqe aktualisht në tollovinë e brendshme politike në Kosovë, pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi.

“Shkëmbimi territorial ishte një ide e keqe disa muaj më parë. Është një ide edhe më e keqe tani, veçanërisht në dritën e situatës së brendshme politike”, është shprehur eksperti amerikan.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se ndarja e Kosovës do të jetë projekt i dështuar në histori, duke akuzuar ambasadorin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell dhe miqtë e tij.

“Ndarja do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë, si një përpjekje tjetër e dështuar nga Rick Grenell dhe miqtë e tij”, ka theksuar për “Bota sot” David L. Phillips.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit