Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobë ndaj një shoferi tjetër i cili ka shkelur rregullat e trafikut.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për një person të moshës 49-vjeçare me inicialet N.H, i cili është kapur në flagrancë duke tejkaluar në vijë të plotë.
Ndaj tij policia ka shqiptuar gjobë prej 150 eurove, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patentë-shoferit.
“Policët nga Njësia Rajonale e Komunakacionit Rrugor të Ferizajt me automjet civil, kanë marr veprimet e nevojshme policore dhe sonte rreth orës 21:30 kanë ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion “Tejkalim në vijë të plotë” në fshatin Slivovë të Ferizajt”, thuhet në njoftimin e Policisë.