-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Pse disa pacientëve u del tamponi negativ? Mjekja tek “Shefqet Ndroqi”: Sepse virusi ka zbritur në mushkëri. Kujdes, nëse keni shenja të dyshimta

Rekomandime

Mbi 200 pacientë janë të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. 2/3 e tyre rezultojnë të dyshuar për covid, pasi tamponi rezulton negativ, ndërsa skaneri i mushkërive tregon vatra të theksuara pulmoni.

Është një situatë e rënduar. Unë kam këtu rreth 210 të shtruar. Vështirësia në frymëmarrje që është simptoma kryesor i këtyre rasteve, 2/3 e tyre dalin me tampon negativ sepse e kanë kaluar stadin e parë në shtëpi”, tha Silvana Bala, Shefe e Pneumologjisë tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

- Advertisement -

Por përse tamponi rezulton negativ dhe pamjet imazherike tregojnë për prezencë të virusit të covid?

Virusi është vendosur thellë në rrugët e frymëmarrjes. Covid me test nazofaringial del në ditët e para. Kur infeksioni zbret poshtë testi që merret në rrugët e sipërme respiratore rezulton negativ, ama pjesët e poshtme janë prekur. Është vendosur pneumonia”.

Covid po prek çdo moshë. Specialistët thonë se në urgjencën e spitalit “Shefqet Ndroqi” paraqiten rreth 50 raste në ditë dhe afro gjysma e tyre shtrohen për shkak të komplikacioneve nga covid.

- Advertisement -

Është një fluks shumë i madh i cili shkon 50-60 urgjenca në ditë dhe kemi një mesatare shtrimi 20 shtrime në ditë. Ka mosha të reja të cilat janë që nga mosha 18 vjeç deri në moshën 40 vjeç”.

Bluzat e bardha rekomandojnë që me shenjën e parë të dyshimtë qytetarët të konsultohen me mjekët e familjes për të filluar direkt medikamentet që mbrojnë mushkëritë, pasi në të kundërt gjendja mund të përkeqësohet ashtu siç ka ndodhur në shumicën e pacientëve të shtruar më pas në spital./Tv Klan

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit