2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Publikohet xhirimi kur droni turk shkatërron sistemin kundërajror Pantsir S-1

Rekomandime

Shpagimi dhe hakmarrja e Turqisë për vrasjen ka nisur që të enjten kur forcat turke në Siri kanë sulmuar me të gjithë potencialin ushtarak të tyre, e si ishte raportuar ushtria turke kishte vrarë 309 trupa siriane deri të premten e kishte shkatërruar edhe dy sisteme kundërajrore të regjimit sirian.

Sistemi i mbrojtjes kundër ajrore, prodhim rus shihet duke u goditur nga predha e lëshuar nga droni i Forcave Ajrore të Turqisë njofton EHA News që shkruan se në atë moment kishte të aktivizuar radarin.

- Advertisement -

Pas vrasjes së 33 ushtarëve turq dhe plagosjes së 36 të tjerëve në vendbanimin Behan në rajonin e Idlib në veriperëndim të Sirisë nga sulmet ajrore të regjimit të Assad, ministri i mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar nga kufiri i dy shteteve kishte njoftuar se kanë sulmuar caqe të ushtrisë së Assad dhe kanë shkatërruar e dëmtuar rëndë aleatin rus me 28 shkurt.

“Forcat turke kanë shkatërruar 5 helikopterë të regjimit sirian. 23 tanke, 10 automjete të blinduara, 23 topa Howitzer, 5 kamionë me municion, dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore SA-17 dhe SA-22 si dhe tre depo municioni, dy depo pajisjesh dhe 309 trupa të regjimit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit