3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Punonte prostitutë, e nxora nga ferrat dhe e bëra me familje- Sot më ka marrë vajzën”

Rekomandime

“Historia ime” në Tv Klan solli sot historinë e një babai të dëshpëruar, i cili bën thirrje që të bashkohet me vajzën e tij. Mes lotësh, Albert Zykaj ka rrëfyer se gjatë qëndrimit të tij në një kamp në Francë së bashku me partneren dhe vajzën e tyre 3 vjeçe kanë hasur shumë vështirësi dhe probleme.

Pas daljes nga spitali psikiatrik, ai zbulon se gruaja së bashku me vajzën ishin larguar nga kampi dhe madje ajo kishte kërkuar dhe një urdhër mbrojtjeje nga ana e autoriteteve franceze në mënyrë që Alberti të mos u afrohej.

Në studio, ai hedh poshtë pretendimet për dhunë duke u shprehur se ai e priste një gjë të tillë prej saj sepse sjellja e saj nuk ishte ashtu sikurse duhej.

- Advertisement -

Mirela Milori: Kur dole nga spitali?

Albert Zykaj: Shkova në kamp, por Silvanën nuk e gjeta aty. Nuk ma tregonin as drejtorët e kampeve të azilantëve.

Mirela Milori: Për çfarë arsye ishte larguar Silvana nga kampi?

- Advertisement -

Albert Zykaj: Nuk e di! Po thashë që unë s’jam burri i parë, janë dhe 2 burra në Vlorë!

Mirela Milori: Ka pretenduar Silvana që ke ushtruar dhunë ndaj saj?

- Advertisement -

Albert Zykaj: Po ka pretenduar!

Mirela Milori: E ka vërtetuar këtë?

Albert Zykaj: Jo, nuk e ka vërtetuar!

Mirela Milori: Megjithatë policia franceze e mori parasysh këtë pretendim?

Albert Zykaj: E mori parasysh se kjo ishte femër dhe femra gjithmonë në Francë, po të bëjë një ankimimim ndaj burrit, ka faj, s’ka burri, e ngrenë ata dhe direkt në makinë dhe nuk e diskutojnë më. I japin azilin, i japin urdhër mbrojtje.

Mirela Milori: Dhe ti që nga ai moment, që kur u ktheve në kamp nuk e ke parë më Silvanën dhe vajzën?

Albert Zykaj: Jo! Vetëm kam qarë rrugëve. Një ditë kam shkuar në çdo lloj kampi të Francës dhe thërrisja o Sabiana! Vetëm kaq.

Mirela Milori: Po Silvana me çfarë merret në Francë?

Albert Zykaj: Silvana faktikisht me të dhënat dhe të thënat që kam marrë ka qenë edhe më falni nuk e di lejohet a s’lejohet, por ka qenë prostitutë në Gjermani. Unë e kam nxjerrrë nga ferrat Silvanën, për ta bërë me familje. Por Silvana mua nuk ma diti, më mori dhe fëmijën dhe më iku. Të tëra mund t’i kishte bërë, vetëm me fëmijën mos kishte ikur, se unë e dija që Silvana do largohej se atë mendje kishte.

Mirela Milori: Megjithatë si ka qenë marrëdhënia me Sabianën?

Albert Zykaj: Shumë e mirë, i kam venë emrin e nënës sime. E dua shumë dhe në rast se nuk më zgjidhet halli, unë e deklaroj botërisht që unë do përfundoj në burg. Unë do e marr atë vajzë, është e imja. Unë e dua atë fëmijë. Ajo një e ka lënë andej. Ka bërë dhe një tjetër tani më mbrapa, nuk e di me kë e ka bërë, më thanë me një punonjësin e kampit, të azilit, ata francezët. Më kanë ardhur të dhëna, që ajo e lë përjashta, nuk i jep bukë, e rreh. Ikën bredh vetë ajo dhe ma lë vajzën rrugëve.

Alberit ka nisur edhe një marrëdhënie të re prej dy vitesh dhe gruaja e tij Valbona ishte e pranishme në studio dhe ajo kërkon që vajza të kthehet tek i ati dhe merr përsipër ta rrisë atë.

Albert Zykaj: Kam lindur dhe njëherë dhe nëna ime s’besoj se më ka mbajtur siç më mban kjo. Një njeri që nuk i ndihet goja, që punon e të gjitha. Ajo është iniciatore më e madhe që më ka nxitur mua të vi deri këtu./tvklan.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit