Këngëtaren Genta Ismajli prej kohësh nuk e kemi parë me projekte të reja muzikore, dhe duket se kjo shkëputje nga bota publike, e ka një shkas.
Ditën e djeshme në median rozë qarkulloi lajmi i një shtatzënie të këngëtares, pasi prej kohësh ajo nuk ka postuar në rrjete sociale. Por, dyshimet u shtuan edhe më tej, pasi Genta Ismajli ka postuar një video teksa ndodhet në një darkë romantike dhe puth një mashkull në faqe.
Identiteti i tij mbetet ende misterioz, por fakti i shtatzënisë dhe afrimiteti i këngëtares me të, shtojnë dyshimet se mund të jetë mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën.