-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Putinit i rrjedh skandali tjetër, shfaqen video të reja të torturës çnjerëzore nëpër burgjet e Rusisë

Rekomandime

Një video me pamje shqetësuese është publikuar në mediat ruse për torturat ndaj të burgosurve nëpër burgjet ruse.

Një OJQ e njohur që gjurmon abuzimet në sistemin e burgjeve të Rusisë ka publikuar një video të re të zbuluar që tregon të burgosurit duke u sulmuar seksualisht në një spital famëkeq burgu. Ky është një skandal kombëtar që ka tronditur Rusinë nga torturat nëpër burgje.

- Advertisement -

“Këto video të tmerrshme janë të pakëndshme për t’u parë dhe do të shkaktojnë stres dhe indinjatë”, tha Vladimir Osechkin, themeluesi i grupit të të drejtave Gulagu.net, në një video të publikuar në kanalin YouTube të OJQ-së.

“Por është e rëndësishme t’i tregojmë të gjithë botës thelbin torturues të sistemit të burgjeve të Rusisë për të ndëshkuar fajtorët dhe për të detyruar autoritetet ruse t’i japin fund metodave të tyre sekrete çnjerëzore”, tha Osechkin.

Videoja grafike, e cila përmban gjashtë klipe të datës korrik 2015-shtator 2020 dhe është shënuar 18+ vetëm për audiencë të rritur, shfaqi oficerët duke urinuar mbi të burgosurit e lidhur, duke kryer marrëdhënie seksuale dhe duke i depërtuar me sende të mprehta.

- Advertisement -

Gulagu.net pretendoi se aktet e abuzimit në spitalin e burgut në qytetin e Vollgës të Saratovit u mbikëqyrën nga oficerë të lartë të Shërbimit Federal të Sigurisë Rajonale (FSB) dhe Shërbimit Federal të Burgjeve (FSIN), të cilët dyshohet se kishin koordinuar veprimet me zyrtarë federalë.

Gati 85,000 njerëz e kanë parë videon tronditëse në 12 orët që nga publikimi i saj. Midis disa mijëra komenteve, përdoruesit shprehën neveri për pamjet rrëqethëse dhe kërkuan që torturuesit e dyshuar të sillen para drejtësisë.
Publikimi i fundit i Gulagu.net është pjesë e një sasie masive të siguruar nga ish i burgosuri Sergei Savelyev, një shtetas bjellorus, i cili kontrabandoi videot në një USB dhe aktualisht po kërkon azil në Francë.

- Advertisement -

Policia ruse e vendosi Savelyev në një listë të kërkuar muajin e kaluar me akuzën për marrjen e të dhënave të mbrojtura ligjërisht dhe ndarjen e tyre me një palë të tretë për shpërndarje mediatike. Ai mund të përballet me deri në katër vjet burg nëse ekstradohet dhe shpallet fajtor.

Gulagu.net ia ka dërguar videot e torturës Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Poshtërues (CPT).

Osechkin themeloi organizatën e të drejtave të njeriut Gulagu.net në vitin 2011 për të monitoruar shkeljet e të drejtave të të burgosurve në të gjithë Rusinë. Ai u largua nga Rusia në vitin 2015 dhe aktualisht banon në Francë.
Faqja e internetit e organizatës u bllokua nga mbikëqyrësi shtetëror i medias ruse Roskomnadzor në korrik pas kërkesave nga FSB dhe FSIN.

Rusia, krahas Turqisë, renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të personave të burgosur në Evropë, sipas një raporti të fundit të Këshillit të Evropës.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar në mënyrë të përsëritur torturën “sistematike” të Rusisë ndaj të burgosurve të saj.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit