0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ramë Lahaj e nis ditën me vizitë tek varri i nënës së tij: Një llaf s’ma bone, se le mo që as mëngjesin s’ma shtrove

Rekomandime

Ditën e djeshme tenori Ramë Lahaj i dha lamtumirën e fundit nënës së tij.

- Advertisement -

Ai tani ka bërë sërish një reagim në llogarinë e tij në Instagram, teksa ka publikuar një fotografi me të, e ka shkruar se sot në mëngjes e ka vizituar tek varri.

Ai tutje ka shtuar se pa buzëqeshjen e saj ai ndjehet i vyshkur.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Nenë, u çova edhe sot me ritmin e tenxhereve tua të dikurshme, veç se sot nuk ishe në kuzhinë. Mu dasht me ardhë me t’pa nder vorre. Erdha para sabahut, n’6. Ritmin që ma ndjellë edhe mua për të më përcjelle edhe sot e kësaj dite, po ti sot një llaf s’ma bone. Se le mo që as mëngjesin s’ma shtrove. Nanë, kam mëndu që për asnjë arsye në jetë nana se len fminë pa hangar. As gabel s’ma the e as kryet s’ma përkëdhele. As nuk me buzëqeshe si dikur. E pa buzëqeshjen tanë nanë, unë jam krejt i vyshkun. Eh moj nanë magari qe jam, për një moment mendova që muj kthehemi bashkë n’shpi. Fmi hesapi.
“Gabeli jot”.

Nëna e Ramë Lahajt ndërroi jetë vetëm dy orë para se ai të performonte në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit