1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Raportuesja për Kosovën: BE-ja duhet të fillojë t’ia tregojë dhëmbët Rusisë pas provokimeve ushtarake

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se BE-ja duhet të fillojë t’ia tregojë dhëmbët Rusisë pas provokimeve të saj me forca ushtarake në kufirin me Ukrainën.

“Rusia duke e provokuar Ukrainën me 100 mijë trupa. BE-ja dhe aleatët duhet të fillojnë t’ia tregojnë dhëmbët dhe të vënë sanksione strikte. Ta praktikojmë atë që e predikojmë dhe t’i dëshmojmë Rusisë se në botën e ligjit ndërkombëtar, fuqia nuk e bën të drejtën. Qëndrojmë për Ukrainën”, ka shkruar Von Cramon.

- Advertisement -

Autoritetet ukrainase thanë se Rusia ka lënë disa njësi ushtarake afër kufirit me Ukrainën edhe pas ushtrimeve dhe se numri i përgjithshëm i trupave ruse në zonë është 90.000.

Forcat e armatosura ruse zhvilluan një varg ushtrimesh gjatë pjesës së dytë të vitit, përfshirë trupat që lëshohen nga ajri, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Pas ushtrimeve, njësitë e Armatës së 41-të mbetën në pjesën evropiane të Rusisë në një largësi prej rreth 260 kilometrash nga kufiri me Ukrainën, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

“Duhet të theksohet se Federata Ruse në mënyrë të kohëpaskohshme i është kthyer praktikës së transferimit dhe grumbullimit të njësive ushtarake me qëllim të mbajtjes së tensioneve në rajon dhe trysnisë politike ndaj shteteve fqinje”, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Sidoqoftë, kjo ministri të hënën mohoi një raportim të medieve se Rusia është duke e shtuar praninë e trupave në kufi, duke thënë se nuk ka vërejtur rritje të forcave apo armatimit.

- Advertisement -

Në pranverën e këtij viti, Rusia i alarmoi kryeqytetet evropiane dhe Kievin duke grumbulluar mbi 100.000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën, ndonëse më vonë i ktheu në bazën e tyre.

Marrëdhëniet mes Kievit dhe Moskës janë përkeqësuar që nga viti 2014, kur Rusia e aneksoi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina dhe kur shpërtheu lufta mes forcave qeveritare ukrainase e separatistëve të përkrahur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës. Sipas Ukrainës, në këtë luftë janë vrarë rreth 14.000 njerëz.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit