2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rrëfimi rrëqethës i 59-vjeçares që u shërua nga Koronavirusi

Rekomandime

“‘Unë shihesha si një murtajë për të gjithë vendin, por tashmë jam shëruar”.Kështu shprehet Morena Colombi, 59 vjeç, nga Trucazzano, në zonën e Milanos e cila është diagnostikuar me pneumoni nga koronavirusi.Gruaja vendosi të tregonte fytyrën dhe të jepte intervista, duke shkuar edhe në TV me Barbara D’Urso.

- Advertisement -

“Unë mendoj se të gjithë e ekzagjerojnë shumë historinë e koronavirusit. Njerëzve duhet t’u thuhet që edhe nëse jeni me koronavirus do të mbijetoni dhe do të shëroheni”, shpjegon ajo, transmetojnë mediet shqiptare.Gruaja filloi të ndihej keq ditën e Shën Valentinit, shkoi te mjeku dhe sipas tij, ajo u diagnostikua me grip normal shkruan TGCOM24.Ajo piu Tachipirina(një lloj paracetamoli) dhe filloi të kujdesej për veten duke pushuar, por Morena kuptoi në ditët në vijim që diçka nuk shkonte.

“Së pari unë nuk kisha ethe. Së dyti, ftohja nuk më largohej. Së treti, kisha një kollë shumë të thatë. Në një moment, më pushtoi frika po sikur të kem virus?”Dhe kështu ajo vendosi të telefononte 112.

“Unë tentova disa herë ti shpjegoja situatën time por ata vazhdonin të më thoshin se do të më telefonin, por ajo telefonatë nuk erdhi kurrë. Por unë vazhdoja të ndihesha keq dhe u riktheva në spitalin Sacco në Milano, ku unë kisha trajtuar më parë për pneumoni bronkiale. Dhe nga aty më dërguan në dhomën e urgjencës.”“Kam shkuar edhe në spitalin Treviglio, dhe ata u zëmëruan aq shumë me mua sepse duhet ti telefonoja më parë , kur në fakt kjo ishte ajo çfarë unë isha përpjekur të bëja me ditë të tëra”Pas shumë përpjekjeve Morena u shtrua në spital.Morena ka denoncuar pa gatishmërinë e institucionit shëndetësor për t’u përballuar me emergjencat.“Nuk kishte dhoma të izoluara dhe kështu ata më vendosën në një zyr딓Kam qëndruar atje nga e diela në mbrëmje deri të martën në mëngjes, duke fjetur në një barelë në një dhomë pa banjë nga e cila nuk kisha as mundësi të dilja. Ata më kishin dhënë vetëm një tigan. Ndihesha aq keq sa kur mora vesh që isha diagnostikuar me Covid-19 nuk u frikësova aspak”Pastaj transferimi, u bë ‘me një ambulancë normale’, në departamentin e sëmundjeve infektive të spitalit Papa Giovanni në Bergamo, por nuk iu dha asnjë kurë specifike.Morena tregon që e vetmja gjë që mund të bënte është ta kalonte vetë virusin. Ajo tregon që është pak më mirë pavarësisht se ka ende simptoma të gripit.Morena ka vendosur të izolohet dhe të kujdeset për 14 ditë vetë në shtëpi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit