Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Skenderaj, Sami Lushtaku ka thënë se Donika Gërvalla-Schwarz, veç e Jusuf Gërvallës nuk mund të jetë.
Mbrëmë në T7, Sami Lushtaku është pyetur për ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, rreth deklaratave për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ai ka thënë se me këto deklarata, Donika Gërvalla, veç e Jusuf Gërvallës nuk mund të jetë.
“Unë nuk e di e kujt është kjo zonja Gërvalla. Kjo veç e Jusuf Gërvallës nuk mund të jetë. Ky është mendim i jemi edhe hiq nuk mund ta besoj që vajza e një patrioti, nëse është e tij, me dalë me shpif dhe me folë gjëra tepër të rënda për UÇK’në”, ka thënë Lushtaku.
Tutje ai ka thënë se deklaratat e saj për UÇK’në, kanë qenë gabim dhe të pavend.
“Është shumë gabim që të drejtohet gishti nga ushtarët e UÇK’së, për vrasjet e pasluftës”, ka thënë Lushtaku në lidhje me deklaratat e Gërvallës.