1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Seksologu kosovar: Pranvera e hershme, stina më e zjarrtë për seks!

Rekomandime

Dielli po rrezon këto ditë në Kosovë.

- Advertisement -

Temperaturat janë ngritur dhe me këtë rast, sipas studimeve, rritet edhe disponimi tek njerëzit, por jo vetëm.

Specialisti kosovar i seksologjisë, Hajrullah Fejza, ka thënë se ndryshimi i temperaturave prek edhe dëshirën seksuale. Ai për Klankosova.tv thekson se estrogjeni arrin kulmin në verë dhe rrjedhimisht rrit libidon.

“Ndryshimi i temperaturave padyshim që prek edhe dëshirën seksuale – libidon. Së pari niveli i hormoneve seksuale, testosteroni dhe estrogjeni, kanë lidhje të forta me stinën. Testosteroni ka prirje të jetë më i lartë në vjeshtë duke shënuar rënie graduale gjatë dimrit e më shumë në verë. Estrogjeni nga ana tjetër arrin kulmin në verë dhe rrjedhimisht rrit libidon dhe dëshirën për marrëdhënie seksuale. Të dyja këto hormone kanë luhatje dhe varen edhe nga faktorë të tjerë”.

- Advertisement -

Fejza më tej thotë se sa më shumë rreze dielli të ketë, aq më shumë shtohet dëshira për marrëdhënie seksuale.

Ndër të tjera, seksologu kosovar krahason të ftohtin dhe të nxehtin me veshjet, pasi siç tha ai, në stinën e verës, stili i veshjes është krejt tjetër, dhe kjo sjell joshje.

- Advertisement -

“Arsyet tjera e që janë më praktike kanë të bëjnë me mënyrën e veshjes. Kur është ftohtë, veshjet janë më të shumta e që rrjedhimisht ka më pak joshje. Në stinën e verës, stili i veshjes është krejt tjetër, më joshës, më shumë ekspozime dhe më shumë dëshirë për marrëdhënie seksuale. Drita dhe rrezet e diellit janë vërtetuar shkencëtarisht që kanë efekt në disponim dhe dëshirë seksuale. Sa më shumë dritë e rreze dielli, më shumë dëshirë për marrëdhënie seksuale. Megjithatë, stina e dimrit dhe moti i ftohtë nga ana tjetër e rrisin kohën e qëndrimit mbyllur dhe është dëshmuar se ka shtim të marrëdhënieve seksuale”.

Eksperti i seksit poashtu thotë se bregdeti është vendi dhe koha ku epshi seksual rritet dhe marrëdhëniet seksuale konsumohen më shpesh.

“Bregdeti me shumë ditë me diell, pa brenga e preokupime tjera, padyshim që është vendi dhe koha ku epshi seksual rritet dhe marrëdhëniet seksuale konsumohen më shpesh. Mendimi im personal dhe profesional është se pranvera e hershme është stina më e zjarrtë për aktivitete seksuale. Kjo, nga që në këtë kohë fillojnë daljet e para në natyrë pa shumë veshmbathje dhe efekti i rrezeve të para të diellit ka efekt magjepsës”, tha ai./Klankosova.tv.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit