3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shikoni këtë fotografi të Albin Kurtit pas daljes nga burgu i Serbisë, ja cilin institucion e vizitoi

Rekomandime

Një fotografi po qarkullon në rrjetet sociale e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit pas daljes nga burgu i Serbisë.

Në këtë fotografi shihet Kurti, i cili një ndër vizitat e para në atë kohë e ka zhvilluar në TMK.

- Advertisement -

Me fillin e luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës. Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë.

Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe.

- Advertisement -

Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës duke thënë: “Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviçit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim”. Kur u dënua, ai tha: “Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja sërish njësoj”.

Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit