1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shkencëtarët vijnë me një formulë të re për dietë, humbni 4 kg për një javë

Rekomandime

Nje dietë që përfshin “agjerim” për 36 orë ka rezultuar shumë e suksesshme në humbjen e 4 kilogramëve brenda një jave, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Vullnetarët që kishin marrë pjesë në këtë eksperiment, nuk kanë konsumuar asgjë për 36 orë, dhe pas 36 orëve janë lejuar të konsumojnë çfarë të dëshirojnë dhe si rezultat vetëm brenda një jave kanë arritur të humbin 4 kg.

Këta persona që i janë nënshtruar kësaj diete gjithashtu kanë pasur një nivel më të ulët të kimikaleve në trup, të cilat janë të lidhura me plakjen dhe inflamacionin.

Sipas shkencëtarëve, kjo metodë është rrugë më e mirë për të humbur peshë. Mirëpo ende nuk dihet arsyeja kryesore se pse një dietë e tillë, mund të ndikojë në humbjen e peshës dhe në shtimin e energjisë.

- Advertisement -

Vullnetarët që kanë marrë pjesë në këtë eksperiment, kanë qenë shumë të kënaqur dhe kanë vërejtur që krahas humbjes së peshës, energjia e tyre është rritur dhe sipas analizave, rreziku nga inflamacionet e ndryshme është zvogëluar.

Ky studim është publikuar në revistën shkencore “Cell Metabolism”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit