0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Sivjet nuk ka pushim pranveror për nxënësit e Kosovës

Rekomandime

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës në detyrë, Xhavit Rexhaj, ka bërë të ditur se sivjet nuk do të ketë pushim pranveror për nxënës në shkollat e Kosovës.

- Advertisement -

Sipas Rexhajt, në ditët kur do te mbahej pushimi pranveror do të mbahet mësim për të kompensuar orët e humbura mësimore gjatë COVID-19.

“Ditët e pushimit pranveror do të shkojnë të 8-tat dhe ndoshta katër ditë të tjera, kryesisht të shtuna që të kompensohen ditët e pushimit”, tha Rexhaj për KALLXO.com.

Ai shtoi se ky vendim është marrë në dhjetor të vitit të kaluar por, sipas tij, sot ua kanë rikujtuar institucioneve të arsimit.

- Advertisement -

“Vendimi është marrë në kohën kur është bë pushimi dimëror, në atë kohë, por, nuk e kanë lexu disa dhe ne ua kemi përkujtuar sot dhe atë ditë (në dhjetor) është bërë edhe kalendari”, shtoi më tej Rexhaj.

Gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës ka filluar më 18 janar me planin e njëjtë siç kishte filluar gjysmëvjetori i parë. Pra, me tre skenarë të cilët ishin përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

- Advertisement -

Skenari A është për mësim fizik në shkolla, skenari B – mësimi i kombinuar dhe skenari C – mësimi online nga platforma të ndryshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit