12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

S’ka vend në makinë, familja kosovare iu bën vend fëmijëve në bagazh

Rekomandime

Shpesh herë në vendin tonë shihen veprime të çuditshme, gjithashtu edhe të rrezikshme të cilat marrin vëmendje.

- Advertisement -

Çudia e fundit ka ndodhur sot në komunën e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Rreth orës 16:00 në lagjen “Ortakoll” në Prizren, prindërit e dy fëmijëve siç duket zgjidhje më të lehtë e kanë pasur futjen e fëmijëve të tyre në bagazhin e veturës.

Sinjali ka siguruar pamje teksa fëmijët shihen ulur prapa në veturë, ndërsa sipas informatave të sinjalizuesit, ulëset e makinës, kanë qenë të zëna me pasagjerë tjerë, kryesisht persona të moshës më të rritur.

- Advertisement -

Ndërsa sipas pamjeve, fëmijët nuk kanë pasur vend, për tu ulur në ulëse dhe zgjidhja sipas prindërve të tyre, ka qenë futja në bagazh.

Në pamjet e dërguara nga sinjalizuesi, shihet se fëmijët që janë futur në bagazhin e veturës janë të moshës minore, ndërsa prindërit e tyre, me sa duket nuk kanë qenë në dijeni për rrezikun që ka mundur t’iu kanosej.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit