0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Spahiu: Kurti e Rama po gënjejnë kur thonë se do të votonin pro bashkimit kombëtarë

Rekomandime

Analisti Nexhmedin Spahiu, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama gënjejnë kur thonë se do të votonin pro bashkimit kombëtarë.

Sipas tij bashkimi do të ishte humbje për të dy shtetet dhe kjo mund të bëhet me marrëdhënie të mira mes Kosovës e Shqipërisë.

- Advertisement -

“Çudia ime është pse po e shohin të arsyeshme me gënjy, se për që po rrejnë, atë jam 100 përqind i sigurt. Por kur dy kryeministrat thojnë që duam referendum dhe do të votonim pro, atëherë përse nuk e organizojnë referendumin, kush i ndalon, a po bëhet fjalë për dy vende sovrane.” u shpreh Spahiu në emisionin Info Magazinë të Klan Kosovës.

Sipas tij të dy kryeministrat mendojnë se mund të fitojnë vota nëse flasin, sic i quajti ai, budallallëqe të tilla.

Tutje publicisti deklaroi se me marrëveshjen e nënshkruar sot ndërmjet dy qeverive, po realizohet ideja e presidentit të Serbisë, Aleksadër Vuçiqit, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës për kufijtë e hapur.

- Advertisement -

“Meqenëse kjo është mbledhja e shtatë e dy Qeverive, deri më tani marrëveshjet kanë ngelë më shumë në letër, kjo na jep të kuptojmë që më shumë takimet bëhen për propagandë, sesa për të punuar në të mirën e të dyja vendeve.”

Kurse nga marrëveshja e fundit e nënshkruar sot në Elbasan, Spahiu thotë se ka përfituar më shumë Shqipëria. Kjo, sipas tij, sepse ndërkohë që shteti ka hapur kufijtë edhe me Maqedoninë e me Serbinë, Kosova këso marrëveshje ka vetëm me Shqipërinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit