0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Studimi amerikan tregon se si do të vijë pandemia e radhës

Rekomandime

Një studim i Universitetit të Xhorxhtaunit ka dalë në përfundimin se pandemia e radhës do të ketë lidhje me ngrohjen globale.

Ndryshimi klimatik do të detyrojë kafshët e egra që të ndryshojnë habitatin e tyre dhe të transferohen në rajone të populluara nga njerëzit. Kur kjo gjë të ndodhë, kafshët do të transmetojnë te njerëzit viruse të reja.

- Advertisement -

Studimi, i botuar më 28 prill në revistën “Nature”, tregon migrimi i kafshëve do të bëjë që viruse të tilla si ebola ose koronaviruse të përhapen në zona të reja. Sipas hulumtimit, “shumica dërrmuese e 10 000 llojeve të virusit që kanë aftësinë të infektojnë njerëzit qarkullojnë në heshtje” te gjitarët e egër, shkruan A2CNN.

Një nga kërcënimet më të mëdha do të jenë lëvizjet migratore të lakuriqëve të natës, kafshë që shpesh shkaktojnë viruse të përbashkëta. Studimi tregon se aftësia fluturuese e këtyre kafshëve do t’i lejojë ato të udhëtojnë në distanca të gjata dhe të përhapin viruse të reja në më shumë zona, veçanërisht në Azinë Juglindore.

Shkencëtarët fokusohen te lakuriqët e natës kur flasin për pandemitë e ardhshme. Vëzhgimi i lëvizjeve të këtyre kafshëve mund të ndihmojë në parashikimin e shfaqjeve të viruseve të reja te njerëzit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit