3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Thaçi i shkruan Kurtit: Nuk e shfrytëzove të drejtën për formimin e qeverisë, tash do të nisi konsultimet me partitë

Rekomandime

Presidenti Hashim Thaci, përmes një letre që e ka siguruar Gazeta Express, e ka njoftuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, se do të ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm për formimin e Qeverisë, në konsultim me liderët e partive të tjera, pasi sipas Thacit, Kurti nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për formimin e Qeverisë.

Me keqardhje konstatoj se me veprimet tuaja nuk e keni shfrytëzuar të drejtën tuaj të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë, në pajtim me Vendiin e Komisionit Qendror Zgjedhorpër certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Thaçit.

- Advertisement -

Tutje Presidenti e njofton Kurtin se në vazhdimësi do të konsultojë liderët e tjerë të partive politike për hapat të mëmtutjeshëm të formimit të Qeverisë.

Presidenti Thaci gjatë fundjavës së shkuar ka paralajmëruar se këto ditë do të ndërmarrë veprime për mandatimin e një kandidat që do ta formojë Qeverinë e re, derisa Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese, nuk ka dërguar asnjë emër për mandatar, pas rrëzimit të Albin Kurtit me mocion mosbesimi.

- Advertisement -

LDK nga ana tjetër po vazhdon përgatitjet e saj për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, e ka takuar sot liderin e AAK’së, Ramush Haradinajn, me të cilin, sic raporton T7, kanë pasur temë cështjen e formimit të Qeverisë.

- Advertisement -

LDK’ja ka aprovuar në këshillin e përgjithshëm të partisë një koalicion të mundshëm me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe minoritetet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit