Presidenti Hashim Thaçi gjatë homazheve në Prekaz është pyetur se a do t’i japë mandatin Albin Kurtit për kryeministër, ndërsa i pari i vendit ka refuzuar të përgjigjet, shkruan Gazeta Metro.
Në pyetjet e gazetarëve gjatë homazheve në Prekaz me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, ai është përgjigjur me “Faleminderit”, “Urime”.
Këto zhvillime vijnë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit gjatë ditë së djeshme.
Pas këtij certifikimi, nga Lëvizja Vetëvendosje u shpall subjekt fitues, me 221.001 vota dhe grupin më të madh parlamentar në Kuvend për legjislaturën e shtatë.
Gjithashtu u tha se mëngjesi i së hënës duhet t’i gjejë me një marrëveshje të arritur të koalicionit qeverisës.