1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“The Guardian” bën paralajmërimin e frikshëm: Harrojeni koronavirusin, përgatituni për një tjetër pandemi të rrezikshme

Rekomandime

Pandemia e koronavirusit ka shpërthyer që prej fundit të dhjetorit të  2019 në Kinë, ku përfshiu më pas edhe qindra shtete të tjera në mbarë botën që ende nuk kanë mundur ta zhdukin këtë virus vdekjeprurës.

- Advertisement -

Mirëpo shtimi i rasteve të reja me Covid-19 në shumë vende të botës muajin e fundit ka shtuar frikën për një valë të dytë të pandemisë së koronavirusit.

Lexo Edhe:Covid-19 në Itali, ulet numri i të infektuarve, por edhe ai i testimeve

Deri më tani pandemia e koronavirusit ka vrarë 1 milion njerëz  dhe ka shkaktuar mbi 33 milionë infektime.

- Advertisement -

Por parashikimet nuk janë aspak optimiste edhe për muajt në vazhdim, pasi shkencëtarja e Universitetit të Kembrixhit, Sally Davies ka publikuar një artikull shqetësues në prestigjiozen britanike “The Guardian” sa  i takon një vale të dytë të pandemisë.

“Një pandemi tjetër është në horizont. Kolegët e mi shkencëtarë vlerësojmë se duke nisur nga tani, do të përballemi me një pandemi ose të paktën emergjencë shëndetësore cdo pesë vjet. Dhe këto janë skenare optimiste, sepse realiteti mund të jetë edhe më keq.”- shkruan ajo.

- Advertisement -

Davies këmbëngul që bota të përgatitet për të identifikuar në kohë kërcënimin e ardhshëm shëndetësor. Sipas saj duhen nxjerrë mësime nga e kaluara dhe ajo çfarë ndodhi me Covid 19 në mënyrë që gabimet të mos përsëriten.

Studiuesja thotë se duhet ta detyrojmë veten që të mendojmë dhe të veprojmë ndryshe, duke shtuar se mobilizimi botëror për gjetjen e një vaksine është frymëzues, por autoritetet sipas saj duhet të shikojnë se çfarë përgatitjesh mund të bëjnë në pesë vitet e ardhshme për ta përballuar më mirë një emergjencë të re të shëndetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit