1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Trafiku Urban tregon se sa udhëtarë pranon tani në autobus

Rekomandime

Kompania Publike “Trafiku Urban” ka sqaruar se bazuar në masat anti-COVID të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës brenda një autobusi mund të udhëtojnë 17 udhëtarë apo 50 përqind e kapaciteteve.

Kjo kompani sqaron se edhe përkundër faktit se ka shumë pakënaqësi nga reagimet e qytetarëve për këtë reduktim por se duan mirëkuptim nga ata për shkak të gjendjes me COVID-19.

- Advertisement -

“Trafiku Urban në kontekstin e pandemisë COVID-19 aplikon masat e dhëna nga Qeveria e Republikës së Kosovës prandaj si pasojë autobusët lokal për arsye të ruajtjes dhe parandalimit të virusit mund të ofrojnë shërbimin me vetëm 50% të ulëseve përkatësisht pranimin me 17 udhëtarë në autobus”.

“Për qytetarët si përdorues të transportit publik ky reduktim nuk është mirëpritur aspak bazuar nga reagimet dhe kërkesat e tyre. Andaj përmes kësaj shkrese kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për pritjet e tyre përderisa ne detyrohemi që ti përmbahemi masave të përcaktuara nga organet përgjegjëse. Poashtu duam të ju njoftojmë se shoferët nuk mund të ndalin autobusët në stacionet përkatëse për arsye të plotësimit të kapacitetit prej 50%, në raste të tilla mund të presin autobusin e radhës duke shkarkuar aplikacionin E-Bus mobil përmes të cilit mund të lokalizoni autobusët në kohë reale dhe stacionet afër vendndodhjes suaj”.

Tutje në njoftim thuhet se në autobusë janë marrë një varg masash për sigurinë e udhëtarëve.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Ndërmarrja Publike Lokale “Trafiku Urban”, njofton të gjithë përdoruesit e transportit publik se ofrimi i shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve në transportin publik është misioni ynë.
Mbështetur ne faktin se shërbimi i transportit publik në Komunën e Prishtinës është një element i pashmangshëm i jetës në qytetin tonë dhe rrethinë duke kërkuar mirëkuptimin tuaj ju njoftojmë se:

- Advertisement -

Trafiku Urban në kontekstin e pandemisë COVID-19 aplikon masat e dhëna nga Qeveria e Republikës së Kosovës prandaj si pasojë autobusët lokal për arsye të ruajtjes dhe parandalimit të virusit mund të ofrojnë shërbimin me vetëm 50% të ulëseve përkatësisht pranimin me 17 udhëtarë në autobus.

Për qytetarët si përdorues të transportit publik ky reduktim nuk është mirëpritur aspak bazuar nga reagimet dhe kërkesat e tyre. Andaj përmes kësaj shkrese kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për pritjet e tyre përderisa ne detyrohemi që ti përmbahemi masave të përcaktuara nga organet përgjegjëse. Poashtu duam të ju njoftojmë se shoferët nuk mund të ndalin autobusët në stacionet përkatëse për arsye të plotësimit të kapacitetit prej 50%, në raste të tilla mund të presin autobusin e radhës duke shkarkuar aplikacionin E-Bus mobil përmes të cilit mund të lokalizoni autobusët në kohë reale dhe stacionet afër vend-ndodhjes suaj.

Përkundër faktit që personeli i transportit public është në rrezik nga infektimi i virusit COVID-19, shërbimet ndaj qytetarëve vazhdojnë të realizohen sipas udhëzimeve çdo ditë, në të gjitha linjat deri në ndonjë vendim tjetër nga organet kompetente.
Ndërmarrja Publike Komunale “TRAFIKU URBAN” SH.A. në kuadër të masave parandaluese duke zbatuar rekomandimet e institucioneve ndaj virusit, njofton udhëtarët se pastrimi dhe dezinfektimi i rregullt i autobusëve bëhet çdo natë pas përdorimit të tyre ku janë të vendosur shiritat sinjalizues në ulëse, dezinfektues, maska mbrojëse ndër të tjera dhe staf të autobusëve të cilët morën pjesë në ligjëratat këshilluese/udhëzuese për mbrojtjen nga virusi Covid-19, në QKMF.

Trafiku Urban si institucion i besueshëm për qytetarët do ofrojë shërbime efikase të transportit publik me reforma si dhe aplikimin e praktikave më të mira evropiane.

Ju sigurojmë se në vazhdimësi do të trajtojmë ankesat apo problemet e paraqitura nga qytetarët për shërbimet që ne i ofrojmë. Në raste të tilla do të ofrojmë zgjidhje bazuar në standaret më të larta profesionale duke ngritur nivelin e shërbimeve dhe njëkohësisht të kontribojmë në zhvillimin ekonomik të vendit pasiqë shërbimi cilësor I transportit publik është thelbësor për zhvillimin urban.

Aktualisht Trafiku Urban ka në dispozicion 51 autobus në 7 linja të cilët janë në shërbim të banorëve nga ora 06:00 deri në orën 22:00.
Qytetarët mund të informohen në vazhdimësi për shërbimet që ne i ofrojmë: linjat, orarin, çmimet e biletave përmes linkutwww.trafikurban-pr.com; emailit:[email protected]; Tel (Viber): +383 45 10 11 33 si dhe përmes rrjeteve sociale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit