1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Turqia inaguron urën që lidh Evropën dhe Azinë, nga 5 orë rruga shkurtohet në 6 minuta

Rekomandime

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan hapi një urë masive të varur në ngushticën e Dardaneleve të Turqisë, e fundit në një seri projektesh të mëdha infrastrukturore të cilat ai i ka dhënë prioritet gjatë dy dekadave të tij në pushtet.

- Advertisement -

Duke lidhur brigjet evropiane dhe aziatike të Turqisë, ura e “Çanakalaja 1915” u ndërtua nga firma turke dhe koreano-jugore me një investim prej 2.5 miliardë eurosh. Ajo ka hapësirën kryesore më të gjatë — distancën midis dy kullave – nga çdo urë e varur në botë, raporton CNN.

Megaprojekte të tilla kanë qenë në fokusin e Erdoganit që kur AKP erdhi për herë të parë në pushtet në vitin 2002, duke përfshirë një aeroport të ri të Stambollit, tunele hekurudhore dhe rrugore nën ngushticën e Bosforit të Stambollit dhe një urë mbi të.

“Këto vepra do të vazhdojnë të ofrojnë para për shtetin për shumë vite”, tha Erdogan në një ceremoni hapjeje në përvjetorin e fitores detare osmane në 1915 kundër forcave franceze dhe britanike në Dardanele gjatë Luftës së Parë Botërore.

- Advertisement -

Vitin e kaluar ai nisi atë që më parë e quajti “projekt i çmendur”: një kanal 15 miliardë dollarësh në Stamboll që synonte të lehtësonte presionin në ngushticën e ngarkuar të Bosforit. Megjithatë kritikët kanë vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e projektit duke pasur parasysh problemet ekonomike të Turqisë, rreziqet mjedisore dhe kundërshtimin publik.

- Advertisement -

Gjatësia prej 2023 metrash është një aludim për 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë që pritet të shënohet në vitin 2023.

“Viti 1915 mbi urë është viti në të cilin është fituar fitorja detare Çanakkale e cila ka qenë skenë e betejave më të përgjakshme, më të shëmtuara dhe më të dhimbshme të Luftës së Parë Botërore. Lartësia e kullës 318 metra shpreh muajin mars dhe 18, datën e sotme. Hapësira e mesme prej 2.023 metra e urës simbolizon vitin 2023 në të cilin është 100-vjetori i themelimit të Republikës tonë, që është një shenjë e objektivave tona të mëdha që ne ia kemi kushtuar kësaj date”, tha Erdogan.

Është ura e katërt që lidh brigjet evropiane dhe aziatike në Turqi, së bashku me tre të ndërtuara në Stamboll.

Kullat janë 318 metra të larta dhe gjatësia totale e urës është 4.6 km duke përfshirë viaduktet e afrimit.

Deri më tani, automjetet që udhëtonin midis Anadollit dhe gadishullit të Galipolit duhej të kalonin Dardanelet në një udhëtim njëorëshe me traget, i cili duke përfshirë kohën e pritjes arrinte deri në pesë orë. Udhëtimi tani do të zgjasë rreth gjashtë minuta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit