16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

UD i OVL-UÇK-së: Qe shtatë javë Kurti as nuk na pret në takim

Rekomandime

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku u ka uruar festat e nëntorit bashkëluftëtarëve, për të cilat tha se po mbahen padrejtësisht tash e një vit në Hagë.

“E mira do të ishte që zotëri Kurti të vinte këtu dhe të na i uronte festat e nëntorit, siç na i kanë uruar të gjithë kryeministrat tjerë. Sepse, ne si organizata të dala nga lufta edhe pse ai e ka obligim ligjor që të na uroj festat, por edhe të bashkëpunojë me ne. Por po bëhen shtatë javë që neve, kryeministri nuk na pret as në takim. Që e ka obligim ligjor që të përkujdeset për këto kategori”, u shpreh Klinaku.

- Advertisement -

Kështu është shprehur Klinaku në takimin me Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ky i fundit, me rastin e festave të nëntorit ka vizituar sot Organizatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe ka thënë se në këto organizata ruhet kujtesa dhe vlerat e lirisë.

Ai theksoi se në këtë mënyrë shprehin mirënjohjen për gjithë luftëtarët dhe atdhetarët që luftuar për lirinë e shqiptarëve.

“Shprehim respektin për bashkëluftëtarët tonë që padrejtësisht mbahen në paraburgim. Të gjithë, kudo i trajton drejtësia, por ne besojmë në pafajësinë e tyre, besojmë në pastërtinë e luftës së UÇK-së. Do të vazhdojmë edhe në vendet ku pushojnë heronjtë tanë, çdo herë në respekt të vlerave të lirisë, sakrificave për liri edhe do të përulemi me respekt para tyre”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit