8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Uji shërues në Gushavc të Deçanit që vizitohet nga shumë persona

Rekomandime

Rruga për në grykën e maleve të Deçanit të çon në një vend shumë të veçantë, te burimi i ujit të thartë, apo siç e quajnë vendasit, në Gushavc.

- Advertisement -

Ky burim ka mbetur ashtu siç e ka krijuar natyra dhe uji i tij ka shekuj që cilësohet si ilaç natyral për një varg sëmundjesh, siç janë sëmundjet e eshtrave, tkurrjet e lukthit, hemorragji të lëkurës, njolla në fytyrë etj.

E numri i vizitorëve në këtë vend po shtohet çdo ditë e më shumë, jo vetëm nga qytetarët e Komunës së Deçanit, por edhe nga rajone tjera të Kosovës.

Madje, për të vizituar këtë vend, shumë qytetarë udhëtojnë me kilometra të tëra, raporton “#gjesi” nga T7.

- Advertisement -

I tille është edhe rasti i Blerim Gashit, qytetar nga Peja i cili tash e sa vite frekuenton këtë vend.

Po ashtu, edhe Burim Lokaj është një i ri deçanas që së bashku me familjen e tij e konsumojnë ujin e Gushavcit.

- Advertisement -

E se numri i vizitorëve është rritur dukshëm, e dëshmojnë edhe statistikat nga Komuna e Deçanit.

Në kohë të ftohta si në dimër njerëzit zakonisht vinë për të mbushur shishe me ujë, por gjatë verës ky vend shfrytëzohet edhe për t’u larë, qoftë për atraksion apo edhe për veti shëruese./GazetaExpress/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit