-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ushqimet që ju ndihmojnë të zbutni simptomat e alergjisë

Rekomandime

Ekspertët thonë se simptomat e alergjisë dhe astmës mund të zbuten me anë të ushqimit: shmangia e disa ushqimeve dhe konsumimi i shtesës së vitaminave dhe mineraleve, mund t’iu ndihmojë.

- Advertisement -

Është me rëndësi që të eliminohen proceset inflamatore në organizëm. Kështu, nëse jeni alergjikë ndaj mykut, mendoni për ushqimin pa tharm. Shmangni ushqimet e fermentuara, djathërat e vjetër dhe myshqet. Gjatë sezonit të rritjes së barit, kufizojeni sasinë e qumështit dhe produkteve të tij, pastaj drithërave, duke përfshirë misrin, grurin, tërshërën, thekrën dhe orizin.

Sheqernat e rafinuar, mielli i bardhë dhe ushqimi i përpunuar, mund të jenë nxitës të proceseve inflamatore, prandaj shmangini ato sa më shumë që të mundeni. Po ashtu, është mirë që të largoni ushqimet që kanë veprim me alergjenët. Prandaj, gjatë këtij sezoni duhet të shmanget selinoja, karota, molla, patatja, dardha, produktet arrore, kopra, majdanozi etj.

Ndërkohë, sipas ekspertëve, konsumimi shtesë i vitaminave dhe mineraleve, mund të ndihmojë. Prandaj rekomandohet marrja e vitaminave D, C, A, B12, B5 dhe magnezit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit