0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Varianti i ri i COVID-19 i zbuluar në Indi shqetësues për shkencëtarët

Rekomandime

Autoritetet shëndetësore janë duke hetuar nëse varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Indi mund të përhapet më lehtësisht dhe po ashtu t’i rezistojë vaksinave aktuale.

Nuk ka ende të dhëna për ta klasifikuar variantin si “variant shqetësimi”, ka thënë Susan Hopkins, një prej shkencëtareve lidere.

- Advertisement -

Hopkins e Shëndetit Publik të Anglisë ka thënë se rastet e këtij varianti të ri që janë gjetur edhe në Britani të Madhe që nuk ishin të lidhura me udhëtimin, ku origjina po hetohet.

Më tepër se 70 raste të variantit të ri janë zbuluar në Angli e Skoci.

Jeff Barret, drejtor i COVID-19 Genomics Initiative, ka thënë se varianti i Indisë ka disa mutacione dhe duhet shikuar me kujdes. Por, ai thotë se nuk është në “nivelin e lartë të mutacioneve”, si varianti jug-afrikan, që po përcillet me shqetësim të madh.

- Advertisement -

Kryeqendra e Indisë, New Delhi, ka nisur një mbyllje njëjavore pas rritjes rekorde të rasteve.

Qyteti ka vendosur orë policore gjatë fundjavës, por ka regjistruar rekord ditor të dielën prej 24.462 rasteve të reja.

- Advertisement -

India është duke u përballur me një valë të dytë të rëndë të koronavirusit që nga fillimi i prillit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit