10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Viti kur nuk erdhi vera: Borë 15 centimetra në mes të qershorit

Rekomandime

Viti 1816 njihet si “viti kur nuk erdhi vera”. Madje në New England të SHBA-së, në atë vit, në mes të qershorit qyteti ishte befasuar nga një borë mbi 15 centimetra, si dhe përgjatë secilit muaj të vitit ishin shënuar ngrica për shkak të temperaturave të ulëta.

- Advertisement -

Në muajin korrik dhe gusht, temperaturat kishin rënë deri në 4 gradë Celsius.

Viti kur nuk kishte verë, kishte shënuar një impakt të madh në bujqësi e ekonomi. Madje, viti 1816 ishte quajtur edhe “viti i varfërisë”, ngase kishte mungesë të produkteve agrikulturore dhe ishte rritur çmimi i atyre që mund të gjendeshin.

Edhe sot e kësaj dite, shkencëtarët nuk mund të pajtohen mbi shkaktarët e asaj gjendje të pazakontë të kushteve atmosferike që kishte përfshirë planetin.

- Advertisement -

Siç shkruan meteo24news.gr, në vitin 1816 ka pasur edhe ditë të ngrohta, por pas tyre gjithmonë kanë pasuar ditët e ftohta. Në Massachusetts të SHBA-së për shembull, temperatura kishte arrituar në 24 gradë Celsius më 24 prill, por vetëm brenda 30 orëve temperatura kishte rënë në -6 gradë Celsius. /MeteoBallkan/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit