1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vjen parashikimi i analistit: Kjo parti e merr presidentin

Rekomandime

Përpos liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, postin e kreut të shtetit po e synojnë edhe figura të tjera politike, të cilët tashmë kanë shpallur kandidaturën për këtë post.

E LDK mendon se është koha që partia e tyre ta ketë postin e presidentit.

- Advertisement -

Kështu ka deklaruar së fundmi nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri.

Ai ka thënë se nëse gjatë dhjetorit nuk ka emër për president, atëherë duhet vendosur për shkuarjen në zgjedhje.

Lidhur me këtë, publicisti Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nuk është kohë e mirë për zgjedhje derisa mendon se LDK nuk mund ta ketë edhe kryeministrin, edhe presidentin, edhe kryetaren e Kuvendit por që presidenti i shkon PDK-së.

- Advertisement -
Rexhep Shahu

“Nuk është kohë e mirë për zgjedhje politike në Kosove mendoj unë, ndonëse e përsëris se zgjedhjet në Kosovë nuk janë e nuk shihen si tragjedi siç shihen në Shqipëri. Në kushtet siç është e kompozuar sot skena politike LDK nuk mund ta ketë edhe kryeministrin edhe kryetaren e parlamentit edhe presidentin. Detyrimisht që presidenti i shkon PDK, përderisa askush nuk ka fituar as besoj fiton vota për t’i pasur gjithë pushtetet”, ka thënë ai.

Sipas Shahut, nuk është koha për të vendosur kushte dhe ata që e nënshtrojnë Kosovën duhet përjashtuar me votë.

- Advertisement -

“Në gjendjen aktuale nuk është me leverdi për vendin me vendos kushte askush, veç duhet me pas një votë e vëmendje me përjashtua nga politika gjithë ata që e nënshtrojnë shtetin dhe Kosovën tek ekstremistët fetarë të sponsorizuara nga Serbia që ra paraqesin domosdo para botës Kosovën si çerdhe të islamizmit radikal në Ballkan. Dhe partia që i përkrah islamizmat radikale dhe i përdor për të mbledhur vota dihet se kush është tash në Kosovë”, ka vlerësuar Rexhep Shahu.

Më tej, ai shton se nëse nuk shkohet në zgjedhje, PDK do ta merr presidentin e nëse mbahen zgjedhjet, vendosin qytetarët për të gjitha postet.

“Pra nëse nuk shkohet në zgjedhje, formula është që PDK merr presidentin. Nëse shkohet në zgjedhje e vendos vota e qytetarëve edhe për presidentin edhe për gjithë postet e tjera”, është shprehur Shahu.

Sipas tij, në këtë gjendje, PDK dhe AAK duhet të pajtohen dhe të mos kushtëzohet qeveria nga Haradinaj.

“Mendoj se në gjendjen që është sot vendi PDK dhe AAK e Ramushit duhet të bien dakord mes tyre dhe nuk duhet kushtëzuar mazhoranca nga Ramushi pasi edhe nëse arrihet zgjedhja e Ramushit mbetet pushtet i brishtë pasi mazhoranca është e brishtë, në një parlament që kush mundet vë kushte dhe nënshtron Kosovën e qytetarët e saj”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit