Kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit i kanë bërë një befasi vajzat e saj.Ditë më parë, Osmani kishte marrë me vete vajzat në zyrë, ndërsa binjaket u kujdesën që t’i bënin një befasi nënës së tyre, shkruan portali GazetaBlic.
Me një postim në Twitter, kryetarja e Kuvendit bëri publike ku vajzat i kanë lënë një fotografi të tyre si dhe një letër me mbishkrimin ‘NANA TË DUA’.
‘Kur i merr fëmijët me vete në zyrë dhe kthehesh në ditën tjetër dhe e gjen këtë, ka shkruar Osmani në postim.
When you take your kids with you to work and you come back to the office the next day to find this ? pic.twitter.com/lROFFCf5CK
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) May 28, 2020