-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vuçiq: Amerikanët, turqit dhe gjermanët po kujdesen për fëmijën e tyre të dashur – Kosovën

Rekomandime

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore për armatosjen e fqinjëve të Serbisë, të cilat janë anëtare të NATO-s dhe Kosovës.

“Amerikanët, turqit dhe gjermanët kujdesen për fëmijën e tyre të dashur,” tha Vuçiq, duke aluduar për Kosovën.

- Advertisement -

Ai tha se Uashingtoni kohët e fundit kishte dorëzuar automjete të blinduara në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Vuçiq tha se tashmë kanë filluar disa nisma për ta forcuar forcën ajrore serbe, veçanërisht në komponetët bombardues.

Ai tha se do të forcohet kapaciteti i mbrojtjes ajrore.

- Advertisement -

Serbia kohët e fundit mori një sistem të sofistikuar antiraketor nga Rusia, i cili gjithashtu siguroi avionë ushtarakë dhe helikopterë dhe mjete të blinduara.

Ndërkohë, Kina ka furnizuar drone për Serbinë.

- Advertisement -

Zyrtarët amerikanë kanë folur hapur në të kaluarën për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë nëse Moska vazhdon të dërgojë armë në vend, veçanërisht atë që mund të rrezikojë sigurinë e anëtarëve fqinj të NATO-s.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit