8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Zyrtari i PDK’së: Qalajn e detyruan t’i bashkohet PDK-së

Rekomandime

Pas shkarkimit nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Shefi i shtabit zgjedhor të PDK’së, Betim Gjoshi, i ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ka thënë se Qalaj është detyruar që të shkojë në PDK.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Qalaj ka pasur mundësinë që të kontribuojë për Policinë e Kosovës, por që nuk e kanë lënë ta bëjë një gjë të tillë.

Qalaj ka qenë një ndër drejtuesit më të madh të drejtësisë.

Atë e detyruan tjerët të vie në PDK, ja ndalën rrugën për drejtimin e policisë. Ai pati mundësinë të kontribuojë për Kosovën dhe u bë pjesë e PDK-së”, tha ai.

- Advertisement -

Ndërsa, derisa foli për zgjedhjet e 14 shkurtit, Gjoshi tha se lista e PDK-së për këto zgjedhje është më e mira.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit