2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

​Mos mendoni se COVID po arrin “fundin e lojës”, paralajmëron OBSH

Rekomandime

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se ishte e rrezikshme të supozohej se varianti omicron do të lajmëronte fundin e fazës akute të COVID-19, duke i nxitur vendet të qëndrojnë të fokusuara për të mposhtur pandeminë.

“Është e rrezikshme të supozohet se omicron do të jetë varianti i fundit dhe se ne jemi në ndeshjen e fundit. Përkundrazi, globalisht kushtet janë ideale që të shfaqen më shumë variante”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus në një takim të bordit ekzekutiv të OBSH-së mbi pandeminë.

- Advertisement -

Megjithëse omicron ka dërguar totalin e rasteve në afro 350 milionë, ndikimi i tij më pak vdekjeprurës dhe përhapja në rritje e vaksinave ka çuar në optimizëm se më e keqja e pandemisë mund të ketë kaluar.

Tedros, kreu i parë afrikan i OBSH-së, i cili kandidon pa kundërshtarë për një mandat të dytë, kërkoi disiplinë dhe unitet në luftimin e koronavirusit.

“COVID-19 tani po hyn në vitin e tretë dhe ne jemi në një pikë kritike. Ne duhet të punojmë së bashku për t’i dhënë fund fazës akute të kësaj pandemie. Nuk mund ta lëmë të vazhdojë të zvarritet, duke u përshkuar mes panikut dhe neglizhencës,” tha ai në një konferencë shtypi.

- Advertisement -

“Vendet duhet të maksimizojnë strategjitë dhe mjetet tashmë të disponueshme, të tilla si testimi dhe vaksinimi, që urgjenca globale shëndetësore të përfundojë këtë vit”, shtoi ai.

Ndryshe që nga shpërthimi i COVID-19 në dhjetor 2019, kanë vdekur rreth 6 milionë njerëz.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit