14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

21 vjeçarja nga Kosova në garë për deputete: Dua të jem shqiptarja e parë në Bundestag

Rekomandime

Dafina Berisha, 21 vjeçarja nga Kosova, po dëshiron të bëhet e para shqiptare në Bundestagun gjerman.

- Advertisement -

Ajo i ka hyrë garës si kandidate nga Partia Social Demokrate (SPD) dhe premton se krahas objektivave të partisë, ajo do të jetë zë i të drejtave të shqiptarëve në parlamentin gjerman, njofton Klan Kosova.

Studentja e juridikes thotë se ka qenë gjithmonë ambicioze për sukses si politikane dhe që nga mosha 17 vjeçare ajo ka hyrë në SPD si aktiviste.

“Kemi 9 mijë shqiptarë që kanë të drejtë vote në Hamburg dhe prapë se prapë asnjë shqiptar nuk është pjesë e parlamentit gjerman. Unë dua të jem shqiptarja e parë në Bundestag për të promovuar edhe të drejtat e shqiptarëve në Bundestag, por edhe të të rinjve”.

- Advertisement -

Berisha në një intervistë në Info Magazine u shpreh kritike për mosorganizimin e shqiptarëve në Gjermani edhe pse thotë se në numër janë rreth 400 mijë që jetojnë në krejt Gjermaninë.

“Duhet të angazhohemi në politikë, në klube të sporteve, sepse vetëm kur jemi aktivë mund të ndryshojmë diçka. Të huajt e tjerë janë shumë të organizuar sesa në shqiptarët. Ka shumë shqiptarë inteligjentë, por duhet angazhuar më shumë në organizim”.

- Advertisement -

Për më tepër, në listën e kandidatëve të SPD-së, Berisha është e nënta.

Ajo thotë se pati përkrahje të madhe nga udhëheqësit e partisë për të kandiduar dhe për të promovuar të drejtat e nxënësve dhe studentëve.

21 vjeçarja tha se edhe në Gjermani ka shumë punë për t’u bërë nga ajo që po shohin në fushatë.

“Nëna ime është infermiereve dhe kemi parë se sa keq janë kushtet, pak punëtorë dhe pagesa e vogla. Ne gjithashtu kemi synim rritjen e pagës minimale”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit