E Premtja e Madhe, Thaçi apo Kurti, cili do të jetë fituesi e cili humbësi?

0
101
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

NGA FATON MEHMETI

Ndodhemi në ditët e fundit të këtij muaji, në ditët në të cilat emri më i lakuar ndër mediet, por edhe tek qytetarët është Gjykata Kushtetuese. Jo më kot lakohet emri i Gjykatës, ngase pritet që kjo Gjykatë së shpejti të jep edhe vendimin e saj lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për dhënien e mandatarit z.Avdullah Hoti për të formuar qeverinë e re.

Ka shumë mundësi të ndryshme që Gjykatat të veproj, ajo mund edhe më tutje të shtyjë dhënien e vendimit, apo mund të jep vendim në favor të njërës palë, apo ta rikthej nga fillimi procedurën e ndjekur nga presidenti, pra s’janë shumë alternativa në tavolinë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është pasojë e vakumit që ekziston në Kushtetutë, duke i dhënë mundësinë secilit të interpretojë atë sipas interesave të tija.

Aty është dashur të saktësohet qartë se në rast të mocionit të mosbesimit të shkohet në zgjedhje, apo t’i njihet e drejta partisë së dytë fituese të drejtën për të formuar qeverinë.

Mungesa e saktësisë ka krijuar këtë tollovi, e cila edhe më shumë do mjegullohet pas 29 majit të këtij muaji.

Vend sikur është në një qetësi përpara një betejë, qetësi përpara stuhisë.

Të gjithë deputete deri tani, pa përjashtim, asnjëherë nuk e ka ngritur asnjëherë këtë shqetësim, në mënyrë që të rishikohet Kushtetuta dhe të ndryshohet, ndryshe do na përcjell në vazhdimësi kjo paqartësi.

Ka shumë zëra që thonë se Gjykata do i jep të drejtë presidenti, nga përvoja jo e mirë që kemi me këtë president, i cili është në pushtet në poste të ndryshme shtetërore nga 2007, me që rast, edhe ka krijuar dinastinë e tij të kapjes së shtetit në të gjitha institucionet.

Ka edhe nga ata që thonë se Gjykata do e rrëzojë dekretin e presidentit duke quar vendin në zgjedhje, dhe një palë tjetër që Gjykata do kthej nga fillimi procedurat.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi, Thaçi apo Kurti, i cili do të jetë i gëzuar dhe cili i hidhëruar, do e tregoj e premtja e këtij muaji, një ditë që pritet të sjell stuhinë.

Në pritje të Premtes së Madhe, tensionet vetëm sa shtohen, ndërkohë që Gjykatës në Kushtetuese s’duhet të bien pre e dikujt, port ë jenë në funksionin e tyre për të interpretuar drejtë ligjin.