3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pulmologu kosovar tregon se cilat barna mund t’i përdorin ata që rezultojnë pozitivë për COVID-19

Rekomandime

Pulmologu Flamur Marku ka thënë se personat që janë të prekur me Coronavirus dhe kanë probleme në mushkëri, duhet të lajmërohet te mjeku dhe të përdorin terapinë adekuate konform analizave dhe ndryshimeve radiologjike.

Ai apelon te qytetarët që nëse kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus të përdorin Paracetamol dhe Vitaminën C, ndryshe barnat antibiotikë të mos merren pa përshkrimin e mjekut.

- Advertisement -

“Personat që janë të prekur me Coronavirus dhe kanë probleme në mushkëri, duhet të lajmohen te mjeku dhe të përdorin terapinë adekuate konform analizave dhe ndryshimeve radiologjike që posedojnë. Secili në bazë të gjendjes vendoset për tretmanin e mëtutjeshëm. Barnat antibiotikë mos të merren pa përshkrimin e mjekut, çka mund të merret është Paracetamol, Vitamina C apo edhe Vitamina D. Nëse personat janë në gjendje të rëndë duhet të lajmohen te mjeku përkatës”, shtoi Marku.

Marku tha se Pulmologjia është e pajisur me barna të mjaftueshme.

“Pulmologjia është e pajisur me barna të mjaftueshme dhe shumica dërrmuese e barnave që nevojiten i kemi të pranishme. Nuk mund të them se është e vërtetë sepse rastet që janë duke pritur për rezultate mund të jetë që qëndrojnë në një dhomë mirëpo në momentin që konfirmohet se janë pozitiv ne i bëjmë lëvizjet e tyre në dhomat të cilat janë caktuar për personat me Coronavirus”, tha ai për EO .

- Advertisement -

Sipas tij edhe pse numri i pacientëve është i madh në Pulmologji, nuk ka nevojë për panik.

Ai tha se Coronavirusi është një sëmundje e re, për të cilën akoma nuk janë bërë studime të mjaftueshme për ti parë efektet pas pandemisë.

- Advertisement -

“Fatmirësisht nuk kemi nevojë të bëjmë panik dhe nuk jemi drejt kolapsit ka numër të madh të pacientëve, mirëpo kemi vende të lira sepse pacientët që vijnë mjekohen dhe sapo të përmirësohen lirohen për në shtëpitë e tyre, shtoi Marku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit