13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

“Shqiptarët në Maqedoni s’mund ta mbrojnë identitetin maqedonas”

Rekomandime

“KUSH ËSHTË MË I RËNDËSISHËM: IDENTITETI KOMBËTAR APO AI SHTETËROR!

- Advertisement -

Identitetet kombëtare kanë të përbashkët: gjuhën, alfabetin, të kaluarën, ndjenjat ndaj kulturës dhe historinë e përbashkët. Shteti është diçka tjetër, ai mund të krijohet prej shumë kombeve, prej shumë gjuhëve, alfabeteve e gjëra të tjera. Shteti është një kontratë që mund të jetë me shumë kombe, gjuhë apo raca kanë të përbashkët vetëm shtetin, kushtetutën dhe simbolet.

Tani mosmarrëveshja me Bullgarinë është etnike, jo shtetërore, bile pala bullgare nuk i konteston maqedonasit të quhen maqedonas, as gjuhën që të quhet gjuhë maqedonase, por pas vitit 1943-44-ta.

Çka mund shqiptarët të ndikojnë në këtë mes?!

- Advertisement -

Ne shqiptarët nuk mund të bisedojmë si (etni) apo ta kushtëzojmë një shtet tjetër, sepse partneri ynë i shtetit ka histori, kulturë dhe gjuhë gati të përbashkëta me një shtet që kanë edhe probleme të natyrës etnike dhe historike me identitetet e tyre. Ne si pjesë e shqiptarëve kemi ,,pranuar’’ të jetojmë me maqedonasit që nga Lufta e Dytë Botërore edhe pse nuk na kanë pyetur fare, pasi ne shumë pak dinim si u krijua identiteti maqedonas si komb dhe si shtet, por ne e kemi ,,pranuar’’ si shtet. Më 1990-91 kushtetuta që krijohej ishte me bazë një nacionale dhe me frymën e identitetit nacional- maqedonas, por shqiptarët nuk votuan.

Konflikti i 2001 prodhojë MO-të, shqiptarët pranuan që të jetojnë me një shtete që quhet Maqedoni, me disa avancime kushtetuese. Pas saj ndodhi edhe marrëveshja e Prespës, ku Maqedonia u emërua Maqedonia e Veriut, kjo tregoi se Maqedonia e Veriut hoqi dorë nga antikiteti maqedonas dhe hoqi dorë nga pakica maqedonase në Greqi, kjo u takonte vetëm maqedonasve dhe ashtu vendosën. Po t’i analizojmë gjërat me radhë, Greqia nuk ja dha gjithë emrin, por ja dha me kushtëzim, se nuk ka pakicë etnike maqedonase në Greqi dhe antikiteti i takon asaj. Bullgaria ia njeh shtetin, gjuhën dhe territorin, si krijesë politike, e krijuar në një rrethanë gjeopolitike dhe ideologjike, pas 43-44-të dhe nuk ka pakicë maqedonase në Bullgari dhe kjo e ka pranuar atë. Serbia nuk ia njeh identitetin e kishës ortodoksë dhe gjithashtu nuk njeh pakicë maqedonase në Serbi. Ndërka shqiptarët i kanë njohur pa asnjë kusht këto elemente të maqedonëve: si kombin, shtetin dhe kishën KOAQM-se. Ne i kemi bë këto kompromise, pa asnjë kushtëzim. Kurse pala maqedonase i ka bë dhe do t’i bëjë me fqinjët këto kompromise, pa i pyetur fare shqiptarët, sepse kanë qenë dhe janë probleme etnike dhe fetare me fqinjët. Por as një element kompromisi me shtetin nuk ka bë me shqiptarët, për ta pasur shtetin e përbashkët, por e ka bë kur ka qenë e detyruar, sepse shqiptarët i ka pa si ,,rrezik’’ për identitetin shtetëror?!

- Advertisement -

Shqiptarët nuk mund të fajësohen tani, sepse hamenden që të debatojnë për këtë rezolutë, ku nuk mbrohet Maqedonia si shtet, por bëhet që t’i bëhet me dije palës bullgare se shtetasit e Maqedonisë së Veriut pa dallim e ,,mbrojnë’’ identitetin gjuhësor, historik dhe kulturorë të palës maqedonase! Kjo është e tepërt t’i kërkohet palës shqiptare, pasi ne nuk mundemi ta mbrojmë identitetin maqedonas, ku kontesti është mes palës maqedonase dhe palës bullgare,pasi kanë shumë elemente të përbashkët. Kur dy kushuri kanë mosmarrëveshje, nuk është mirë të futmi në atë lëmsh, ngase ne nuk do ta zgjidhim atë nyje, por ata do ta zgjidhin vetë, meqë atë nyje vetë e kanë lidhur”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit